Riciklimi materialeve plastike është një proces i rikuperimit të mbeturinave e mbetjeve plastike dhe ripërpunimit të tyre në produkte
të dobishme, shpesh krejt të ndryshme nga forma e tyre origjinale. Në kompaninë tonë, riciklimi ka një rol vital, ngaqë nga ky proces
ne përfitojmë lëndën e parë për prodhimin e produkteve tona dhe në të njëjtën kohë sigurojmë një ambient më të pastër për
qytetarët tanë.

Në këtë drejtim, objektivi i kompanisë është të mundësoj grumbullimin e mbeturinave të parrezikshme nga plastika (termopanet) dhe
nga procesi i riciklimit t’i shfrytëzoj ato për prodhimin e produkteve të ndryshme. Ne gjithashtu synojmë ta reduktojmë dukshëm
praninë e mbeturinave në deponitë e ndryhsme të Kosovës, të rrisim përfitimin për lëndët sekondare, kursejmë energji dhe
zvogelojmë koston e produkteve për konsumatorët tanë.
I gjithë procesi për prodhimin e granulateve dhe regranulateve kalon nëpër të gjitha fazat e nevojshme, duke perfshirë seleksionimin,
copëtimin, larjen, shkrirjen dhe peletizimin. Nga procesi i riciklimit të mbeturinave ne i prodhojme disa lloje të lëndës së parë
(granulate dhe regranulate) si:
PVC, LD-PE, HD-PE, PP, PE, ABS, PS, PA etj…